Së fundmi ish-lojtari i kombëtares angleze Paul Gascoigne, i njihur për raportin e keq që ka me alkoolin, është futur në një dyqan dhe ka marrë një shishe verë e më pas ka tentuar që të largohet pa paguar.

Menjëherë ai është pikasur nga punonjësit të cilët kanë lajmëruar rojet e sigurisë. Këta të fundit e kanë kapur në flagrancë Gazzan, i cili po tentonte që të ikte.

Futbollisti ka kërkuar ndjesë për veprimin dhe e ka paguar shishen e verës e cila kushtonte vetëm 9 sterlina.