Musa Ulqini, deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në kurthin e një kamere te fshehtë të zhvilluar nga regjisori Ismet Drishti. Ky i fundit ka bërë rolin e një mjeku, duke i thënë deputetit Ulqini se duhet të bëje testin e tamponit për Covi-19.

Pas një komunikimi në telefon, Drishti lë takim me Musa Ulqinin në një vend të njohur në Tiranë. Pasi takimi lihet në orën 17:00 pasdite, Musa Ulqini paraqitet fiks në orarin e caktuar.

Ismet Drishti dhe një bashkëpunëtor, të maskuar si mjekë i thonë deputetit se duhet të bëjë testin e koronavirusit. Ulqini bën testin, por duket se është testim “krejt ndryshe”.

Musa Ulqinit i jepet një lëpirësë dhe i thuhet që të provojë nëse ajo ka shije. Për më tepër shikoni kamerën e fshehtë të realizuar me deputetin socialist.