Tri prezantueset e njohura shqiptare me buzët njësoj

11/07/2019 - 09:06

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, po diskutohet mbi bukurinë. 8 të ftuar japin mendimet e tyre lidhur me temën “Çdo të thotë të jesh e bukur?”, si ka ndryshuar përcaktimi i bukurisë ndër vite e dekada dhe sa po ndërhyjnë mjekët estetistë.

Pa zbuluar identitetet, gazetari Blendi Fevziu solli shembullin e 3 prezantueseve të njohura shqiptare, për të cilat tha se janë të gjitha me buzë njësoj.

Blendi Fevziu: Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. D.m.th. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit të edhe të mjekut estetik.

Olti Curri: Nuk më duken të bëra këto buzët…

Blendi Fevziu: S’janë asnjëra të bëra ë?

Olti Curri: Me thënë të drejtën…Tek kjo e djathta janë fryrë sepse ka bërë faseta, dhe fasetat…

Blendi Fevziu: Me terma teknikë, mua më ngatërrove.

Olti Curri: E mo këto dhëmbët që i bëjnë si pllaka banjoje.

Blendi Fevziu: Ata që i mbanim ne kur ishim të vegjël me tela.

Olti Curri: Jo, jo, tani që i kanë të gjithë dhëmbët si pllaka banjoje. Duket sikur i kanë bërë me këto pllakat majolike.

Blendi Fevziu: I kanë dhëmbët njësoj, buzët njësoj, hundën njësoj, po i kape portret, nuk kupton më ku je.

Olti Curri: I prishi Kim Kardashin të gjitha gocat se ishin mirë…

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sara Hoxha poston foto ndërsa është në muajin e fundit të shtatzënisë.

Taylor Swift, Mbretëresha Elizabet, Angelina Jolie, nuk janë më femrat më të admiruara në botë.

Disa ëndrra janë bërë për t'u mbajtur mend, ca më shumë për për t'u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithësecili prej nesh derisa

Faceapp mund ta keni parë gjithandej këto ditët e fundit, dhe një nga arsyet që u përhap aq shumë ishte se plakja që i bën inteligjenca a

Kafshët në Parkun Kombëtar të Kazirangas po vuajnë nga përmbytjet shkatërruese në Assam të Indisë.

Mbrëmjen e së enjtes u finalizua në Durrës 15-vjetori i eventit unikal “Miss & Mister Turizmi”.

Një djalë rus 6-vjeçar ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë.

Dy 16-vjeçare dyshohet se kanë torturuar, kanë shpërfytyruar dhe kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë, sepse u dukej shumë arrogante ngaqë