Arti i lashtë i palosjes së gjërave dhe i përdorimit të objekteve të ndryshme feng-shui mund t’ju ndihmojnë të tërhiqni sasi të mëdha parash në jetën tuaj dhe të pasuroheni. E gjitha që ju nevojitet të bëni është që t’i kushtoni më shumë kujdes kuletës suaj dhe gjendjes së saj.

Ta keni kuletën të pastër

Pastroni kuletën dhe çantën tuaj nga parregullsitë dhe ndotja. Njësoj si edhe me banesën tuaj, kur i pastroni disa pjesë atëherë energjia e re mund të qarkullojë. Mos mbani recetat, kartat e kreditit apo llogaritë që tregojnë borxhet dhe shpenzimet e parave. Gjithmonë, mbani lekë në kuletë. Mos mbani në të letra të vogla, karta të vjetra të anëtarësimit e as ndonjë mbetje.

Mbani kuletën në vend të veçantë në banesë

Gjeni një vend ku do ta mbani kuletën tuaj në atë mënyrë që të ndihet e adhuruar. Kur të mësoni të vlerësoni kuletën tuaj do të tërheqë më shumë para. Mos e lini kuletën në dysheme, sidomos në dyshemenë e tualetit.

Zgjidhni kuletën me ngjyrë të mirë

Ngjyra e kuletës gjithashtu sjell para. Mund të zgjidhni ngjyrën e zezë, të gështenjtë, të gjelbër, të verdhë, shmangni ngjyrat e kuqe, vjollcë dhe të kaltër.

Mos mbani kuleta të vjetra

Mos merrni kuletën të cilën e ka përdorur më parë dikush tjetër dhe fusni në të para të imta kineze për pasuri dhe lumturi.

Lozni me format

Shmangni format standarde të kuletës dhe çantave. E mira është të keni kuletë të gjatë, në mënyrë që të shmangni palosjen e lekëve.