Universiteti që ofron edhe lëndën e pornografisë

21/10/2019 - 22:36

Universitetet dhe kolegjet sa vijnë dhe i zgjerojnë mundësitë akademike me lëndë nga më të ndryshmet. Një universitet në Britani do t’i lejojë studentët të mësojnë rreth pornografisë.

Që nga viti 2020, studentët e Universitetit të Ekseterit që ndjekin “Histori Arti dhe Kulturë Pamore” do të kenë mundësinë të ndjekin edhe një modul të quajtur “Pornografia: Trupat, seksi dhe përfaqësimi nëpërmjet tyre”, që sipas universitetit do të ofrojë “qasje ndaj pornografisë si një formë kulturore që hedh dritë mbi mënyrën se si shoqëritë e perceptojnë trupin e njeriut, dëshirat dhe kënaqësitë seksuale”.

Kjo lëndë do t’u mësojë teoritë kryesore në lidhje me mënyrën se si paraqitet, se si shpërndahet dhe se si konsumohet pornografia. Studentët që do ta ndjekin do të kenë nëpër duar disa materiale erotike, që nga filmat e censuruar në histori, përzierja e filmave artistikë me pornografi, kategoritë e pornografive, si feministe, homoseksuale, amatore etj.

Universiteti e pranon që natyra e kësaj teme e kthen lëndën vetvetiu në një sfidë të vështirë, në disa mënyra, sidomos për shkak se do të duhet të paraqiten materiale pamore të cilat mund të mos jenë të pranueshme për shumë studentë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket se tersi nuk po i ndahet familjes mbretërore angleze.

Është ndarë nga jeta në moshën 15-vjeçare, aktorja e famshme Pearl Waligwa.

Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë të shënuar shumë nga personalitetet e njohura kanë bërë urimet e tyre.

Një Lamborghini i marrë me qira për një çift martesor shpërtheu pasi u përplas me një makinë Golf VW të parkuar.

Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka vendosur të mos i ndjekë në rrjete sociale të bijat dhe jo pa arsye.

NJë grua ka gjetur unazën e bashkëshortit të saj pas 47-vitesh që e kishte harruar në një dyqan në qytetin amerikan të Brunsëick Maine.

Qentë janë një thesar i vërtetë, por zbulimi i kohëve të fundit për ato që ata në të vërtetë ëndërrojnë, do t’ju bëjë t’i vlerësoni më sh

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Silva Gunbardhi ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin ‘E diell’ ku i është përgjigjur një

Këto janë shenjat më të rrezikshme të horoskopit.

Gaforrja

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Skoci ku era e fortë që po godet Britaninë e Madhe ka ndryshuar edhe rrjedhën e një ujëvare.