Uragani “Irma” që preku Floridan, shkatërroi shumë banesa, dyqane, rrugë e shkolla.

Lajmet e publikuara herë pas here, tregonin për ndërpreje të energjisë elektrike, shërbimin e ujit dhe të telefonit në zonat e prekura nga uragani.

Jo pak ishuj u shkatërruan pasi furtuna kaloi mbi to, duke shkaktuar edhe viktima nga i gjithë vendi.

Stuhia e fortë solli dëme edhe për yllin e telenovelave Mexikane, William Levy.

Pemët përpara shtëpisë së tij janë rrëzuar duke e zënë të gjithë rrugën.

Fatmirësisht aktori, dy fëmijët e tij dhe bashkëshortja janë shumë mirë. Dëme ka pasur vetëm në pjesën e oborrit dhe hyrjen e shtëpisë. Fqinjët e kanë ndihmuar atë për të sistemuar situatën.

Aktori ka postuar video të pasojave të Uraganit Iram në oborrin e shtëpisë  dhe shkruan: “Hyrja e shtëpisë ëshët bllokuar plotësisht nga pemët e shkatërrura. Por ne jemi të gjithë mirë falë Zotit. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë e të sigurtë.”