Violeta Skorobac Ashanin, kirurgia estetike e VIP-ave në Serbi, i ka dhënë fund jetës në kushte tragjike. Një prej emrave më të njohur të kirurgjisë plastike në rrethin e personazheve të njohur, është vetëgoditur në zemër nga dy goditje me thikë.

Siç shkruajnë mediat vendase, Violeta e mbylli veten në tualet dhe nuk po dilte pas shumë kohësh. Djali dhe bashkëshorti  u alarmuan dhe ishin ata që konstatuan ngjarjen tragjike.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e mjekes për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e ndonjë medikamenti, drogës apo alkoolit.

Violeta ishte pronare e një klinike private dhe punonte prej 20 vitesh si kirurge plastike, një prej më të preferuarave të VIP-ave. Që nga viti 1995, ishte e punësuar në Institutin e Sëmundjeve Kardiovaskulare “Dedinje”, por ka vazhduar trajnime dhe praktika profesionale në klinika të shumta me famë botërore në Greqi, Rusi, Itali, Amerikë dhe Brazil.