Një video intime midis Nicole Scherzinger dhe Luis Hamilton është hakuar dhe shpërndarë gjerësisht në internet. Mësohet se hakerat kishin vënë në shënjestër ish-anëtaren e “The Pussycat Dolls”. Ata kanë arritur t’i publikojnë një sërë videosh dhe fotosh intime.

Sipas “The Sun”, videoja prej 2 minutash e gjysmë, mori rreth 300 mijë klikime në pak orë. Për sa i përket datës së saktë se kur është bërë video kjo gjë nuk dihet.  Piloti i F1 dhe Nicole kanë qenë të lidhur bashkë për rreth 8 vite dhe u ndanë në vitin 2015.

Ish-anëtarja e “The Pussycat Dolls” është personazh i famshëm i radhës që bie pre e hakerëve në “iClouds”. Skandali më i bujshëm ndodhi në vitin 2014, kur një sërë yjesh, përfshirë Jennifer Lawrence dhe Kate Upton iu publikuan online imazhe intime.