Kompania mediatike Netflix pas realizimit të serialit Narcos mbi jetën e Pablo Escobarit ka marrë kërcënime nga vëllai i ish-kreut të kartelit të drogës.

Vëllai i Pablo Escbarit ka kërcënuar Netflix me një mesazh të frikshëm ku kërkon 1 bilion dollarë nga kompania si dhe ju sugjeron të aktivizojnë rrojet e sigurisë së lartë.

Kërcënimi vjen pak kohë pas vrasjes së Carlos Muñoz Portal, asistent i këtij produksioni, i cili ishte angazhuar për të gjetur zonat e realizimit të skenave në serial.

Asistenti u vra me armë brenda në makinën e tij në kufirin e Meksikës.