Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Për ata që nuk e dinë, bukuroshja është nënë e një vajze të quajtur Khloe, e cila muajin e kaluar mbushi një vjeç.

Ajo rrëfeu se së fundmi ka pasur probleme  me gjumin pasi vogëlushes së saj po i dalin dhëmbët dhe ajo nga dhimbja qëndron zgjuar shumë vonë:

“Kam fjetur në 5 të mëngjesit. Gjumin e kemi içik problem. Por, të ndryshon çdo gjë kur lind një fëmijë. Dashuria merr tjetër kuptim. Jeta merr ngjyra të tjera. Kur unë kam Khloen pranë, më jep një energji që më jep forcë, më ndryshon ditën.”

E pyetur për gëzimin që pati ajo dhe bashkëshorti i saj Klodi kur u bënë prindër,  ajo u shpreh se ai nuk e ka pritur mirë, madje është mërzitur:

“Klodi ka edhe dy vajza të tjera. Ai u mërzit kur lindi Khloe sepse e kishte bindur veten që ne do bëhemi prindër të një djali. U kishte thënë edhe shokëve. Shokët e Klodit më thonin urime për çunin. Klodi na kishte mbushur me idenë e djalit.”