Në fillim të këtij viti u tha se rolin e Princit Eric në filmin e ri “Sirena e vigël” ishte i destinuar ta luante Harry Styles i One Direction.

Por në fakt është aktori britanik Jonah Hauer-King, ai i cili rrëmbeu rolin e Princit Eric në përzgjedhjen e fundit të aktorëve nga Disney.

24-vjeçari me origjinë nga Londra ishte në garë për rolin me aktorin simpatik të serialit “Krypton”, Cameron Cuffe.

Jonah është i njohur për disa nga rolet e tij në filmat “The Last Photograph”, miniserialin e BBC, “Howards End”, filmin “Little Women” dhe  “A Dog’s Way Home”.

Ndërkohë aktorja e përzgjedhur për të luajtur rolin e sirenës Ariel, është Halle Bailey, 19 vjeçe.  Gjithashtu Melissa McCarthy, do të luajë rolin e Ursulës dhe Javier Bardem si babai i Ariel, Mbreti Triton.