Përpara se të lidhej në martesë me Princ Harry-n, Dukesha Meghan Markle ka qenë e martuar me aktorin Andrew Marton.

Çifti qëndroi dy vjet së bashku për t’u ndarë më pas në vitin 2013. Mediat e huaja kanë shkruar për këtë martesë të Dukeshës, pak ditë pasi djali i saj Archie ka ardhur në jetë.

Sipas tyre, martesa e parë e Dukeshës përfundoi aq keq sa Meghan ka kthyer pas unazat përmes postës.

Vendimi për ndarjen ka ardhur pikërisht nga ish-aktorja.

“Gjatë martesës, karriera e Meghan po prekte majat me serialin ‘Suits’, ndërsa ajo e Travor nuk po shkonin dhe aq mirë, një tjetër arsye që ndikoi negativisht në lidhjen e saj. Duke qenë e zënë gjatë gjithë kohës, Meghan dhe Travor qëndronin larg njëri-tjetrit,”-kanë shkruar mediat e huaja për ta.

Përveç Meghanit, edhe Travor ka ecur përpara pasi vetëm para disa ditësh është rilidhur në martesë.