Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit e ka dënuar vendimin që Serbia dhe Kosova të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem të Izraelit.
Sipas tij, ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm, raportojnë mediat në Kosovë.
Në një deklaratë, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar.