Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Ligës së Europës ku 16 skuadrat më të mira të turneut njohën fatin e tyre drejt finales. Faza e 1/8-ave rezervoi përballje interesante. Ajaksi u vendos përballë Frankfurtit, Mançester Junajtid sfidon Sociedadin, ndërsa Roma ndeshet me Bilbaon.Po ashtu të gjitha skuadrat janë njohur me rrugën drejt finales, pra nëse kalojnë turin e ardhshëm me kë do të luajnë në çerekfinale dhe gjysmëfinale.
SHORTI I FAZËS 1/8
Bodo/Glimt – Olimpiakos
Fenerbahçe – Rejnxhërs
Ajaks – Frankfurt
FCSB – Lion
AZ Alkmar – Totenhem
Real Sociedad – Mançester Junajtid
Lacio – Viktoria Plzen
Atletik Bilbao – Roma
RRUGËTIMI I PLOTË DREJT FINALES
Gjysmëfinalja e parë me fituesit e dy çerekfinaleve
Çerefkinale: Fituesi i AZ Alkmar – Totenhem me fituesin e Ajaks – Frankfurt
Çerekfinale: Fituesi i Bodo/Glimt – Olimpiakos me fituesin e Viktoria Plzen – Lacio
Gjysmëfinalja e dytë me fituesit e dy çerekfinale
Çerekfinale: Fituesi i Fenerbahçe – Rejnxhërs me fituesin e Roma – Atletiko Bilbao
Çerekfinale: Fituesi i FCSB – Lion me fituesin e Real Sociedad – Mançester Junajtid
DATAT
Raundi i 16-të: 6 dhe 13 mars
Çerekfinalet: 10 dhe 17 prill
Gjysmëfinalet: 1 dhe 8 maj