9 Prill 2014 – Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga një rivali i tyre spanjoll Atletico Madrid. Atletico ka mposhtur në Madrid Barcelonën me rezultat 1-0, që ka mjaftuar që katalunasit të eliminohet nga gara më e madhe evropiane.

Atletico Madrid hyri komode në ndeshjen kundër Barcelonës në shtëpi pasi që djemtë e Diego Simeones kishin nxjerr barazim në Camp Nou një javë më parë prej 1-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte dukshëm më e mirë për Atletico Madridin dhe kjo ju shpërblye pasi që ata realizuan shumë shpejt me anë të Koke në minutën e 5-të.

Në këtë pjesë Atletico disa herë qëlloi edhe shtyllën por rastet nuk u konkretizuan me golë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Barcelonën ku që nga minuta e parë kërkuan golin.

Xavi kishte një mundësi të mirë për të shënuar por topi përfundoi mbi traversë përderisa Barcelona vazhdonte me sulmet e një pas njëshme por mbrojtja e Atleticos u tregua solide edhe në këtë ndeshje sikurse ndeshjet e tjera.