7 mars 2015 – Shëbimet postare në Shqipëri do të funksionojnë sipas një ligji të ri. Ky projektligj synon të përcaktojë rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare, rregullat për sigurimin dhe financimin e shërbimit universal postar në një treg konkurrues dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Shqipëri.
Gjthashtu ky projektligj ka për qëllim sigurimin e ofrimit të shërbimit universal në të gjithë territorin e Shqipërisë, mbrojtjen e interesave të përdoruesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë.
Për përshtatjen e Postës Shqiptare me situatën e ofrimit të shërbimeve në një treg konkurrues, në projektligj është parashikuar një periudhë për mbajtjen e shërbimit universal postar nga Posta Shqiptare deri në fund të vitit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





