Këshilltarët demokratë dhanë votën e tyre kundër pikës së rendit të ditës të Këshillit Bashkiak, që kërkonte miratimin e fondeve shtesë për realizimin e projektit Veliera.

Duke përsëritur edhe njëherë gjithë akuzat dhe kundërshtitë e Partisë Demokratike dhe këshilltarëve demokratë kundër këtij projekti, anëtari i këshillit, juristi demokrat Ivo Jorgoni, ndërsa deklaroi votën e tij kundër, gjatë fjalës së tij, akuzoi pushtetarët vendorë se po tregoni dita dites se ligjet dhe vendimet e gjykatave mund te shkelen kur jeni te veshur me pushtet”.

Deklarata e këshilltarit Ivo Jorgoni

Me Velieren keni shkelur ligjin si "Kali mbi kalldrëm"

Sot, eshte servirur nje akt ku na kerkohet te miratojme disa shtesa fondesh ne favor te projektit Veliera.

E pakonceptueshme te kerkoni konsensusin tone ne kete pike ku qartazi Keshilltaret e djathte dhe Partia Demokratike kane qene kundra ndertimit te Velieres qe ne gjeneze atje ku Veliera ishte akoma ne leter. Ishte nje shpenzim luksi i panevojshem ne krahasim me nevojat jetike te qytetareve te ketij qyteti

Nga letra ne terren sot Veliera nuk eshte me problem lokal qe kundershtohet vetem nga keshilltaret e djathte, sot Veliera eshte shembulli Kombetar se si pushteti ka erresuar syte dhe kerkon me cdo kusht te vrase historine duke shkelur ligjin nen driten e diellit.

Askush ketu nuk mund te kundershtoje faktin se Bashkia i ka filluar punimet pa perfillur institucionet qe merren me arkeologjine. Datat e akteve te leshuara nga Bashkia e faktojne kete. I verifikoni!

Askush ketu nuk mund te kundershtoje faktin qe Bashkia me plinta betoni ka demtuar nje pjese te rendesishme te zbulimeve te nentokes. Plintat jane aty si fakte te pakundeshtueshme. I verifikoni!

Askush ketu nuk mund te kundershtoje faktin qe po punohet ne Zonen A e cila me ligj ndalon cdo lloj ndertimi. E keni ligjin perpara. Lexojeni!

Askush ketu nuk mund te kundershtoje faktin qe vazhdohet punohet kunder dy vendimeve te gjykatave duke vrare Shtetin e se drejtes. Kerkoni ndihme juridike per tu iluminuar cdo te thote te shkelesh nje vendim Gjykate.

Une e kam te qarte qe keto fakte nuk jane te panjohura per ju aq sa jam i qarte se cdo veprim apo mosveprim nuk e keni nga padija por nga forca qe ju jep pushteti per te ecur mbi ligjin si kali ne kalldrem.

Si qytetar Durresi e kundershtoj sepse europian me ben historia e faktuar e egzistences se qyteterimit tone e cila ndodhet nen toke dhe jo Veliera mbi te.

Si jurist e kundershtoj sepse nuk mund te behem pale me asnje lloj individi apo grupi individesh qe ecin mbi ligjin dhe shtetin e se drejtes.

Si Keshilltar i djathte dhe anetar i Partise Demokratike kundershtoj sepse na keni etiketuar si pengues te Vetingut nderkohe qe Ju! Etiketuesit! Po tregoni dita dites se ligjet dhe vendimet e gjykatave mund te shkelen kur jeni te veshur me pushtet.

Vota ime eshte kunder!