Presidenti kosovar Hashim Thaçi do të nënshkruajë sot ligjet që i hapin rrugë përfundimisht krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Nënshkrimi i ligjeve do të bëhet rreth orës 10.00 në presidencë.
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri të mirëfilltë, vendim që u kritikua ashpër nga Beogradi por që mori mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara.