Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Këshillit të Europës, ku ky i fundit i ka kërkuar Kuvendit që të heqë dore nga ligji antishpifje.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se për këtë çështje duhet të reflektohet sa më parë.
Mes të tjerash Meta pohoi se çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd.
“Duhet reflektuar sa më parë!
Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”,– shkruan Meta.
Stefan Schennach nxit Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt-ligj. “Nxis Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt ligj. Një ligj i tillë mund të ketë ndikim në lirinë e medias. I referohem po ashtu Komisionit të Venecias për lirinë e medias. Edhe “Venecia” deklaron se ligji është i paqartë”, shprehet Schennach. Stefan Schennach shtoi se ndryshimet ligjore rrezikojnë të bëjnë dëm.
Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!
Posted by Ilir Meta on Thursday, September 17, 2020





