Ligji i amnistisë penale hyn sot në fuqi, duke u dhënë mundësinë 1100 të dënuarve me burg që të përfitojnë.
Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Ndërkohë pas miratimit të amendamentit të Gazment Bardhit, po ashtu përfitojnë edhe ish-drejtorë e zyrtarë të dënuar nga GJKKO.
Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti:
Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.