Prej ditës së djeshme, 1 prill 2024, u hapën zyrtarisht bastet spotive online.

Të gjithë subjektet e interesuara do të duhet të plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për të marrë licencë.

Siç e përcakton edhe ligji, në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, ku me secilën prej tyre mund të hapen një mijë njësi bastesh. Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kujtojmë se ky ligj shkaktoi përplasje mes palëve, maxhorancë-opozitë, ku kjo e fundit kundërshtoi rikthimin e tyre.