Kongresi amerikan ka aprovuar dje një ligj të hartuar nga përfaqësues të të dy partive në Senat, saktësisht nga demokrati Tim Kaine dhe republikani Mark Rubio, sipas të cilit presidenti ndalohet të tërheqë vendin nga aleanca ushtarake e NATO, raportojnë mediat.
Ligji pritet të nënshkruhet tashmë nga presidenti i SHBA, Joe Biden.
Ligji i papritur duket se po krijohet për ‘të lidhur duart’ e Donald Trump në një rast fitoreje të mundshme të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e ardhshme, thonë opinionet.
Trump ka folur shpesh për mundësinë e nxjerrjes së vendit nga aleanca sipas tij “prej kostove më të larta që paguan SHBA” në krahasim me vendet e tjera.
Ishin po ata, senatorët Rubio e Kaine që nuk arritën ta kalonin ligjin gjatë kohës kur Trump ishte në pushtet, teksa tashmë duket se kanë siguruar aprovimin si pjesë e buxhetit vjetor të Pentagonit.
Ligji parashikon se nëse një president tenton të dalë nga aleanca ushtarake e NATO pa parovimin e Senatit apo me një ligj të Kongresit, ndalohet çdo fond për veprimet dhe autorizohet paditja e Shtëpisë së Bardhë për veprimin.
Muajin që shkoi revista Rolling Stone shkruante se Trump, i cili priet të sigurojë nominimin presidencial nga republikanët për 2024, ka vijuar të bëjë fushatë me idenë e tërheqjes së SHBA nga NATO.
Trump është ankuar për nenin 5 të dokumentit të NATO mbi ‘mbrojtjen kolektive’, i cili e fut SHBA në konflikt nëse sulmohet një vend anëtar i saj.