Prindërit e bebeve të vdekura do të marrin një vit leje pa pagesë sipas ligjeve të reja të propozuara nga qeveria federale në Australi.
Sipas rregullave aktuale, prindërit që përballen me vdekjen e foshnjës gjatë lindjes, marrin leje vetëm gjashtë javë pa pagesë dhe më pas rikthehen në punë.
Qeveria dëshiron të ndryshojë ligjin për t’u dhënë atyre deri në 12 muaj pushim, të njëjtën periudhë që u jepet edhe prindërve të foshnjave të shëndetshme.
Më shumë se 2,000 familje australiane përjetojnë vdekjen e foshnjës së tyre çdo vit, ndërsa shumë më tepër familje, humbin një fëmijë pak pas lindjes nga ndërlikimet mjekësore.
“Ky ndryshim për të drejtat e pushimit të papaguar do t’u japë këtyre prindërve kohën dhe hapësirën e nevojshme për të mbledhur veten nga humbja e foshnjës së tyre, pa u shqetësuar për vendin e punës”, është shprehur Prokurori i Përgjithshëm Christian Porte.