21korrik 2015 – Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me numrin e universiteteve private të hapura në vend pas vitit 2005 dhe mënyrën e marrjes së diplomave. Sipas tij, në 2005 ishin vetëm 7 universitete private, ndërsa në 2013 numri i tyre shkoi në 44. Rama e mbron me ngulm ligjin për Arsimin e Lartë, i cili ka krijuar debat të ethshëm në parlament, duke nisur që nga ora 18:00. Kryeministri i krahasoi me firmat piramidale universitetet e hapura, sipas tij, pa kriter.
“Po ta kishte bërë Shqipëria këtë reformë 20 vite më parë sot sigurisht nuk do ishim në këtë situatë, në këtë ditë. Por historia e zvarritjes në kënetën dhe llumin e historisë së zvarritjes se aspiratave këtu merr fund”, theksoi Rama.
Ai bëri dhe batuta mbi mënyrën e përfitimit të një diplome apo fitimit të një burse. “Për një bursë studimi 3-vjeçare është pranuar një makinë; për një bursë dhuron 1 ton tallash në këmbim apo raki rrushi”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/