Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në parlamentin e Maqedonisë, duke e cilësuar si arritje historike për shqiptarët.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi të enjten me 69 vota pro ligjin për gjuhën shqipe. Ligjin e votuan partitë shqiptare dhe LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE e cilësoi antikushtetues.