Një grup i Komisionit të Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator. Misioni i vizitës është ligji për pronat. Komisioni i Venecias do të takojë kryeministrin Rama, por edhe grupet parlamentare.

Delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “të pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.