Pasi u lajmerua se Meghan Markle dhe Prince Harry do të ndaheshin nga bamirësitë që bënin së bashku me Prince Ëilliam dhe Kate Middleton, autori biografik mbretëror, Tom Boëer doli në një intervistë për Good Morning Britain, duke thënë se Meghan është përgjegjëse për këtë.
Ai tha se princi është një njeri i mirë, por është influencuar jashtë mase nga bashkëshortja e tij.
“Mendoj se ai ka gjetur një dashuri të mrekullueshme tek ajo, por në të njëjtën kohë është martuar me një grua që është shumë e vendosur, shumë ambicioze dhe ka pasur një karrierë të konsiderueshme në Hollywood. Tani në një farë mënyre ajo mendon se do ketë një karrierë të re në Londër. Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë e kufizuar nga kërkesat mbretërore apo nga mënyra mbretërore e të bërit të gjërave. Kur Archie lindi, kur u planifikua martesa, mënyra sesi ata tani kanë një kontroll të jashtëzakonshëm për PR (marrëdhënie me publikun) e tyre dhe thashethemet që ata do shkojnë në Cape Toën në Afrikën e Jugut… këto janë të gjitha operacione të drejtuara individualisht nga Meghan.”– u shpreh ai.





