Vendimet që struktura e posaçme SPAK shqyrtoi edhe një herë masat për çështjen e AKSHIT.

“Për rreth 6 orë ishte seanca për verifikim e kushteve të zbatimit të masave të sigurisë për të dyshuarit që lidhet me dosjen abuzive me tenderat në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHIT.

Gjyqtarja po thuajse ka lënë në fuqi të gjitha masat e firmosura disa ditë më parë në mungesë, me një ndryshim të vetëm për zv. drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili është hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm pezullimin nga detyra, i cili nëpërmjet avokatit të tij, Adrian Lekaj, kërkoi heqjen e të dyja masave.

Në fuqi janë lënë të gjitha masat e tjera, masa arrest me burg në mungesë, e cila nuk është ekzekutuar nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore për biznesmenët Ergys Agasi  dhe Ermal Beqiri.

Arrest me burg në shtëpi është lënë në fuqi për drejtoreshën e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

Edhe për zv. drejtoreshën Hava Delibashi u la masa e arrestit në shtëpi, ndërsa ndalim për të dalë jashtë vendit u la për biznesmenët Andi Spapa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Ryta”.