Gjykata e shkallës së parë në Lezhë ka lënë të lirë dy të arrestuarit për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj.

Gjatë seancës, dy të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë banorë të malit të Rrenzit, por nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Zjarret në malin e Shëngjinin shkaktuan dëme kolosale në kurorën e gjelbër, madje duke rrezikuar të zbresin deri në qytet. Lokalizimi dhe shuarja e plotë e zjarrit erdhi pas disa orësh "luftë" me flakët, ndihmuar dhe nga reshjet e shiut.