19 dhjetor 2013 – Është nxjerrë nga burgu 29 vjeçari Mirko Franzoni nga Serle e Brescias që të shtunën e shkuar gjeti në shtëpi një hajdut, 26 vjeçarin Eduard Ndoj, e ndoqi për dy orë dhe e vrau me armën që kishte në krah. Gjykatësi për hetimet paraprake i gjykatës së Brescias ka hedhur poshtë kërkesën e prokuratorit për mbajtjen e tij në burg, sepse “nuk ekzistojnë prova të rënda faji”, ndaj ka dhënë për Franzonin masën e arrestit të shtëpisë.Franzoni ka thënë gjithnjë që pushka iu shkreh aksidentalisht ndërsa zihej me Ndojin. Autopsia e Ndojit tregon se është qëlluar nga shumë afër, gjë që bën të besueshëm versionin e Franzonit.Mbetet gjithsesi fakt që Franzoni e ka ndjekur Ndojin për dy orë me armë në krah, edhe pse thotë se nuk kishte nërmend ta vriste atë.
Lihet i lirë italiani që vrau 26 vjeçarin shqiptar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ndodh në SHBA/ Çifti vret vajzën e tyre shtatzënë, ja çfarë bëjnë me fetusin
Shenjat më me fat të zodiakut për vitin 2026
Festat e fundvitit shkaktojnë stres, sociologia: Më shumë fokus tek ana shpirtërore
Shkatërrohet plotësisht një banesë private në Elbasan, shkak bombola e gazit





