Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, duke e lënë atë në burg. Zoto kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se ishte i sëmurë, por mjekësia ligjore tha se Zoto nuk është i sëmurë.

Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender.