Daniel Drobaj, 18-vjeçari i akuzuar se ditën e protestës plagosi efektiven e forcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë, do të qëndrojë në burg.

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Në seancë 18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.