Gjykata e Posaçme i dha masën arrest me burg këtë të premte 30-vjeçarit Ramazan Rraja.

Rraja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij kishte masë sigurie arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Mësohet se Rraja, para gjykatës i ka mohuar akuzat e prokurorisë.

30-vjeçari i shumëkërkuar u kap mbrëmjen e së mërkurës tek Ura e Gjoles në Fushë-Krujë, gjatë një operacioni të koduar “Komploti”. Në momentin e arrestimit Rraja ishte me pistoletë në brez. Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Bashkë me Rrajan u arrestua edhe miku i tij Louis Konomi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.