Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Ndue Zefin, i cili vrau fqinjin Martin Ndreca në pritë dhe më pas vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të datës 27.02.2019.
1.Të vleftësoj të ligjshëm të “ndalimit” të datës 26.02.2019 ora 17.00, të kryer ndaj shtetasit Ndue Zefi, i dyshuar për kryerjen e veprave panale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”,të parashikuara nga nenet 79/1/dh dhe 278/1 i Kodit Penal.
2.Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit nën hetim Ndue Zefi atë të “arrest në burg” të parashikuar nga neni 232/dhe dhe 238 i KPrP.
Vrasja ndodhi në zonën e Ish-Kënetës, mëngjesin e të dielës së 24 shkurtit pas një knflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Pas ngjarjes, Zefi u arratis drejt vendlindjes ndërsa u vetëdorzua pasditen e të martës në Shkodër nga ku u transferua për në Durrës.





