27shtator 2015 – Andi Lila feston golin me shenjën e shqiponjës. Lojëtari shqiptar debutoi dje me skuadrën e Janinës, e cila luajti me Olimpiakosin. Ndonëse u mund 5 me 1, golin e vetëm e realizoi shqiptari Lila. Ndërsa duartrokitej për golin, ai përshendeti duke bërë shenjën e shqiponjës.

Goli dhe gjesti dhanë shkëndija, por në ndihmë të qetësimit të situatës erdhi sulmuesi me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, që luan për Olimpiakosin.

Ai iu lut tifozëve grekë të Olimpiakosit që të qetësoheshin dhe thirrja e tij dha efekt. Për më tepër ndiqni videon e golit dhe të festimit të Lilës.

/portali DurresLajm/