23 shtator 2013- Deputeti Fatmir Limaj, edhe zyrtarisht ka kërkuar ndryshimin e qeverisjes  në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.Ndërkaq, pas lirimit të tij, ai për herë të parë edhe sot ka deklaruar se do ta mbështesë Iniciativën për Malishevën, duke ju bërë thirrje edhe qytetarëve të Malishevës që me datën 3 nëntor të votojnë Iniciativën e Malishevës që sipas tij është për ndryshime pozitive.Fatmir Limaj, gjatë fjalimit ka drejtuar akuza ndaj pushtetarëve, i cili tha se pushtetarët po shfrytëzojnë institucionet sikur të ishin prona të tyre. Ai tha se institucionet e vendit po privatizohen sikur  me “ua lanë baba “prandaj Limaj tha se do të angazhohet për një shtet ku vinë e shtohen vlerat dhe e drejta qytetare.