Limoni
DURRËS, 6 nëntor 2014 – Limoni, i cili mund të arrijë deri në 6 metra lartësi, është një pemë që i përkaset gjinisë Citrus dhe familjes Rutaceae. Me termin limon emërtojmë edhe frutin e kësaj peme, i cili mund të konsiderohet të jetë më i pasuri ndonjëherë, në aspektin terapeutik dhe për këtë arsye, që nga kohët e lashta, ajo u konsiderua si një lloj "ilaçi për të gjitha sëmundjet".
Përshkrimi i parë i Limonit na vjen nga epoka e Romës së lashtë, ku ai shfaqej në disa piktura të Pompeit. Duket se agrumi i parë i botës romake ishte qitro, e njohur për romakët si "Molla e Persisë". Një përshkrim tjetër i limonit, i prezantuar nga India dy shekuj më parë, shfaqet në shkrimet arabe të shekullit të dymbëdhjetë.
Në Evropë, megjithatë, kultura e parë e limonit daton në shekullin X në Sicili, dhe pesë shekuj më pas në rivierën e Ligurias. Limoni, me sa duket një hibrid spontan mes qitros dhe lime , sipas mitologjisë greke ishte dhuratë nga Gjea,( Toka), për Zeusin dhe Herën me rastin e martesës së tyre.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





