TIRANË – Në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ këtu në kryeqytet erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2013-të. Ajo është një vajzë e quajtur Fjona, e cila u lind nga Silvana, banore në Tiranë. 

Mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane në orën 00:05 minuta të datës 1 janar 2013-të, në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ të Tiranës.

Fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore.