Një foshnjë e ardhur në jetë gjatë ditës së sotme dhe që peshon jo pak, por 7.8 kilogram është pagëzuar me emrin e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayp Erdogan.
 
Siç raportojnë mediat preshevare, bebja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se ka ardhur në jetë në maternitetin e Preshevës dhe prindërit e tij janë shumë të lumtur, pasi foshnja e tyre jo vetëm që gëzon shëndet të mirë, por edhe sepse mban emrin e Presidentit turk.