Lind foshnja e parë me virusin vdekjeprurës koronavirus në Wuhan, Kinë, i cili e mbarti nga e ëma. Daily Mail shkruan se foshnja u diagnostikua me të njëjtën sëmundje si e ëma, 30 orë pasi erdhi në jetë.

Pas këtij rasti të frikshëm, ekspertët pohuan se virusi gjithashtu mund të përhapet me feçe. Pas diagnostikimit, foshnja është transferuar në spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është përshtatur për të kuruar të gjithë fëmijët e infektuar.

Gjendja e foshnjës tre-ditëshe është e qëndrueshme dhe po monitorohet nga afër, njoftoi spitali përmes një postimi në faqen zyrtare në mediat sociale.

“Kjo na kujton t’i kushtojmë vëmendje një rruge potenciale të re transmetimi të koronavirusit, transmetimit vertikal nga nënat tek foshnjat,” tha Dr Zeng Lingkong, mjeku kryesor nga Departamenti i Spitalit të Mjekësisë Neonatal.