24 prill 2015 – Një foshnje në Indi ka lindur me 8 gjymtyrë. Djali i vogël, të cilit ende nuk i kanë vënë një emër, ka lindur me 4 këmbë dhe 4 duar.

Besimtarët indianë sapo dëgjuan rreth këtij lajmi, u dyndën në qytezën Dumri-Isri për të festuar ardhjen në jetë të bebes, pasi besojnë se është rimishërimi i Ganeshës (një nga hyjnitë më të respektuara në Indi).

“Mirror” shkruan se ka dhe nga ata persona që kanë udhëtuar mbi 75 milje për të parë me sytë e tyre foshnjën.

“Kur një shok më dërgoi fotografinë, mendova se ishte e modifikuar, por kur më konfirmoi se ishte origjinale, u nisa menjëherë për ta parë”, thotë një indian.

Ndërsa, gjendja shëndetësore dhe psiokologjike e nënës së foshnjës me 8 gjymtyrë nuk dihet ende.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/