Indi, 14 mars 2014 Një nënë indiane, e cila ishte aq e varfër sa nuk realizoi kurrë një eko gjatë shtatzanisë së saj lindi të enjten një foshnje me dy kokë. 28-vjeçarja Urmila Sharma lindi binjaket siameze në një spital në Haryana, në Indinë Veriore.
Krijesa e deformuar ka dy kokë, dy qafë dhe dy shtylla kurrizore, por vetëm një trup dhe vetëm nga një organ tjetër jetësor, ndaj realizimi i ndarjes së binjakëve është i pamundur.

E lindur vajzë, foshnja ende pa emër po mbahet nën mbikqyrje të rreptë nga njësia e kujdesit të të porsalindurve në spital, por mjekët paralajmërojnë se për shkak të mbingarkesës që vendos kjo strukturë organet teke jetësore të foshnjes, ka pak gjasa që ajo të mbijetojë më shumë se disa javë. Urmila dhe bashkëshorti i saj 32-vjeçar, Subhash kanë edhe një vajzë tjetër. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/