Angli, 18 korrik 2014 – 39 vjeçari Andrew Wardle, nga Mançesteri, Angli, i cili ka lindur pa organin gjenital po përgatitet për t’u bërë mashkulli i parë në botë, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të ndërtuar një penis, duke përdorur një pjesë mishi nga krahu i tij.
Për këtë rast mjekët do përdorin një pjesë të lëkurës, përfshi venat e gjakut dhe nervat, duke përfshirë edhe një tub për t’i dhënë formën e duhur.
Wardle ka lindur me testikuj, por pjesa tjetër e organit gjenital mungonte. Pavarësisht këtij problemi, 39 vjeçari pretendon se ka fjetur me mbi 100 femra.
Pas ndërhyrjes Andrew synon të shkruajë një libër ku do të tregojë jetën e tij dhe do të japë këshilla për meshkujt e tjerë që kanë te njejtin problem.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





