Linda Halimi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se në muajin shtator do të performojë në shtëpinë e Playboy në një ndejë të madhe, ku do të marrin pjesë personalitete të njohura, si Jay Z, Beyonce, Mariah Carey, Alicia Keys etj.
Në njoftim thuhet se bosi i revistës për meshkuj, Hugh Heffner, ka kërkuar personalisht nga ekipi menaxherial i këngëtares që ajo të këndojë në atë mbrëmje.
“Faleminderit z. Hefner që më keni kërkuar mua dhe është një nder i madh ta promovoj këngën time të re debutuese në ‘Mansion’ dhe jam e nderuar që do t’ju takoj së shpejti juve dhe familjen tuaj të bukur e të madhe të Playboy”, shkruan mes tjerash në postimin në faqen e Lindës në Facebook.





