Është bërë e udhës që pas çdo publikimi të këngëve përfaqësuese në Eurovizion, të priten pas komentet pozitive por dhe ato negative. E kështu ka ndodhur edhe me rastin e këngës “Përrallë” të Eneda Tarifës.
Komentet negative kanë ardhur nga fansat dhe ndjekësit e saj. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmëndjen ka qenë dhe një postimi Linda Halimit. “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma !! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetës, dhe duam relaks, kenaqësi, të harrojme hallet! Mjaft më me këngë depresive !!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay ! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë” ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.
Ndërkohë në një koment të njërit prej fansave të saj, Linda ka vazhduar duke thënë: “Këngën e bën ‘Të madhe’ ndjenja që të jep dhe emocioni që të jep! Ashtu kam menduar më parë , që vetëm baladat e trishtuara janë këngë ‘të mëdha’ por më beso njerëzit po vuajnë edhe ashtu, dhe ne me këngë të tilla "të mëdha" vetëm sa po ju perkujtojmë të vuajnë më shumë…”