Darka e banorëve të nominuar i ka vënë pesë prej konkurrentëve të spektaklit televiziv “BBVK2”, pranë pyetjeve pikante.
“Pse në “Prime” e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë pyetje drejtuar Lindës.
“Kam eksploruar para se të isha e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare ë Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Linda nuk ka preferuar të zbulojë identitetin e vajzës me të cilën kishte një lidhje dashurie vite më parë.