Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, do të marrë pjesë në WomansEntrepreneurshipDay.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e kryeministrit, e cila shkruan në rrjetet sociale se ndjehet e privilegjuar që është pjesëmarrëse në evenimentin e rëndësishëm për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Duke u bërë pjesë e apelit bashke me Cherie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë e goditura nga kriza e Covid-19, Linda Rama shkruan se pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese.
“E privilegjuar që jam sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!”, shkruan Linda Rama.





