Kryeministri Edi Rama është lakuar gjithnjë për stilin e veçantë të veshjes. Por nuk mbetet prapa as bashkëshortja e tij Linda Rama, e cila në çdo dalje të saj do komentohet për veçantinë e stilit të përdorur në veshje.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe këtë radhë. E pranishme në promovimin e librit të Eni Vasili, Linda është paraqitur me një veshje bardhë e zi. Ngjyra që i përdor jo rrallë. Këmisha e bardhë në pantallonat e gjera të zeza, theksoheshi nga këpucët e veçanta të përdorura. Por ajo që ra më shumë në sy ishte një çelës i madh i varur në qafë, që natyrisht nuk mund të jetë çelësi i shtëpisë së saj, shkruan Panorama.al.