Linda Rei kohët e fundit ka qenë ndër personazhet më të përfolur në median rozë.
Ajo së fundmi ka qenë konkurrente në “Dance With Me” por nuk kaloi shume dhe Linda u tërhoq nga ky format. Dhe arsyen pse iku nga DWM ajo e ka treguar në emisionin “Pop Culture”.
Linda tregoi se ishte ndjerë shumë keq tek ky program dhe se edhe kur ishte e semurë i kërkohej të bënte show. Duke shtuar për Vera Grabockën: “Po nuk e di a ka zemër? A është kafshë apo njeri ky person?”
Si dhe ka vazhduar të tregojë se e ka përjetuar si një makth këtë eksperiencë në spektaklin e Veres dhe Alketa Vejsiut, pasi jeta e saj normale është më e bukur sipas Lindës.





