Këto dy bukuroshe janë Jenna dhe Jillian Thistlethwaite. Vogëlushet binjake lindën të kapura për dore me njëra-tjetrën. Edhe sot ato janë shumë të lidhura bashkë.
Rasti i tyre ishte i rrallë. Binjaket nga Ohaio lindën në 9 maj të 2014 duke ndarë të njëjtën placentë, një rast i cili ndodh 1 në 10 mijë shtatëzani dhe rrit mundësitë për komplikacione.
Nëna e tyre Sarah kaloi 57 ditë në regjim shtrati për të minimizuar rreziqet, derisa solli në jetë dy vogëlushet e shëndetshme.
Motrat, të cilat lindën me një diferencë 45 sekondëshe, mbajtën dorën e njëra- tjetrës duke mahnitur të gjithë doktorët dhe personat e tjerë në dhomë.
Tashmë ato janë 2 vjeçe dhe shumë të lidhura.
“Ndonjëherë kur bashkëshorti im shkon në dyqan ai merr njërën binjake e tjetrën e mbaj unë. Kur kjo ndodh, ato mërziten dhe kërkojnë të jenë pranë njëra tjetrës. Janë me të vërtetë shumë të afërta,” – shprehet nëna e tyre për revistën People.





